Oppo Find N2 është smartfoni me ekran me palosje më i lehtë në botë

Në muajin Gusht Xiaomi na tregoi sesi mund të krijohet një telefon me ekran me palosje i hollë duke prezantuar Mix Fold 2, por tani është radha e Oppo të na demonstrojë atë çfarë ka arritur të bëjë.

Smartfoni i ri Find N2 ka një dizajn të ngjashëm me paraardhësin por peshon 233 gram, ose 42 gram më pak. Krahasuar me Galaxy Z Fold 4 peshon 30 gram më pak e madje është më i lehtë sesa iPhone 14 Pro Max.

Oppo pretendon se pajisja e re është telefoni më i lehtë i industrisë. Vjen në dy versione ngjyrash, bardhë dhe jeshile.

Kompania thotë se ka përdorur një bosht të gjeneratës së dytë të palosjes si dhe fibra karboni në vend të aluminit për ekranin fleksibël. Find N2 pritet që ti rezistojë 400 mijë palosjeve në kushte normal ose 100 mijë palosjeve në kushte ekstreme prej -20 gradë celsius deri në 50 gradë celsius.

Oppo pretendon se N2 reziston rënieve nga 1.2 metër lartësi ndërsa bateria ka pothuajse të njëjtën madhësi si më parë prej 4,520 mAh por tani mbështet karikimin e shpejtë 67W SuperVOOC të cilës i duhen 42 minuta për një karikim të plotë.

Në brendësi të tij gjendet një procesori Qualcomm Snapdragon 8+ Gen1. Ekrani i jashtëm është 5.54-inç ndërsa ai i brendshëm është 7.1-inç.

Për të përdorur të gjithë potencialin e ekranit, Oppo ka integruar një laps stylus quajtur Oppo Pen që mbështet 4,096 pika presioni dhe ka një jetëgjatësi baterie prej 11 orësh.

Në aspektin e fotografisë Find N2 ka një set kamerash prej 50-megapiksel f/1.8 kryesore, 48-megapiksel f/2.2 me kënd të gjerë dhe 32-megapiksel f/2.2 telefoto. Kamera selfie ka një sensor prej 32-megapiksel f/2.4.

Oppo gjeti rastin të prezantonte edhe Find N2 Flip, një smartfon i ngjashëm me Galaxy Z Flip. Ka një ekran të jashtëm 3.26-inç dhe ekran të brendshëm prej 6.8-inç.

Bateria është 4,300 mAh, ndjeshëm më e madhe se ajo që gjendet në rivalin Samsung prej 3,700 mAh dhe karikohet me 44W. Fuqizohet nga çipi MediaTek Dimensity 9000+ dhe ka dy kamera të pasme 50-megapiksel kryesore dhe 8-megapiksel me kënd të gjerë. Kamera selfie është 32-megapiksel.

Find N2 fillon nga 1150 dollarë për modelin bazë 12GB RAM dhe 256GB memorie deri në 1290 dollarë për modelin 16GB RAM dhe 512GB memorie. Sakaq Find N2 Flip fillon nga 860 dollarë për 8GB RAM dhe 256GB memorie dhe 1000 dollarë për modelin me 16GB RAM dhe 512GB memorie. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ASH:MPB ta ndalojë dhe hetojë dhunën e “Tigrave” ndaj të rinjve shqiptarë

Story i radhës

Asnjë tifoz anglez nuk u arrestua në Katar!

Të fundit nga