opozitari serb komenton vallezimin e gruas se vuciqit per ta parandaluar njohjen e kosoves nga kenia 67e539025933b

Opozitari serb komenton vallëzimin e gruas së Vuçiqit për ta ‘parandaluar’ njohjen e Kosovës nga Kenia

March 27, 2025
1 minut lexim

Borko Stefanoviq, nënkryetar i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë në Serbi, deklaroi se njohja e Kosovës nga Kenia ndodhi pesë muaj pas vizitës së Tamara Vuçiq, bashkëshortes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e cila falënderoi udhëheqësit kenianë për mbështetje ndaj interesave shtetërore të Serbisë, veçanërisht në lidhje me Kosovën.

Stefanoviq vlerësoi se këngët dhe vallet që Tamara Vuçiq këndoi dhe performoi me liderët kenianë, duke kënduar këngën “Hakuna Matata” (që do të thotë “Nuk ka problem”), ishin një shenjë e qartë e një problemi ekzistues, pasi ky shtet afrikan e ka njohur formalisht Kosovën, shkruan danas.

Ai e cilësoi këtë veprim si një shembull të kujdesit të rremë për interesat shtetërore të Serbisë dhe luftën për Kosovën nga regjimi i Vuçiqit.

Stefanoviq ngriti dyshime në lidhje me statusin dhe autorizimet e vizitës së Tamara Vuçiq në Kenia, duke theksuar se titulli i “Zonjës së Parë” nuk ka bazë ligjore në Serbi, dhe se nuk është e qartë se për cilat fonde ajo mund të ketë premtuar ndihmë financiare Kenias.

Ish-kryenegociatori serb për dialogun me Kosovën kritikoi diplomacinë e Vuçiqit, duke e akuzuar atë për sjelljen e një rezultati të tillë përmes një diplomacie “absurde dhe të papërgjegjshme”.

Ai gjithashtu e quajti “skandal” qëndrimin e Tamara Vuçiq në Kenia, duke theksuar se kjo ishte një përdorim i papërshtatshëm i parave të qytetarëve për udhëtime që prezantoheshin si vizita shtetërore, dhe duke shprehur shqetësimin se qytetarët e Serbisë mund të presin lajme të tjera negative.

Ndryshe, Kenia bëhet vendi i 118 që ka njohur pavarësinë e Kosovës, të cilën e ka shpallur më 17 shkurt të vitit 2008

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vajza e politikanit u kap duke u droguar ne dhermi karamuco u angazhua e gjithe policia e shtetit deputeti tha vetem ma gjeni gjalle 67e52f9de4230
Story i mëparshëm

“Vajza e politikanit u kap duke u droguar në Dhërmi”, Karamuço: U angazhua e gjithë Policia e Shtetit, deputeti tha vetëm ma gjeni gjallë

perdoruesit mund te gjeneroje imazhe direkt ne chatgpt dhe sora 67e53bced0794
Story i radhës

Përdoruesit mund të gjenerojë imazhe direkt në ChatGPT dhe Sora

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë