opozita ne shqiperi hedh tymuese ne parlament bbc protestojne kunder asaj qe e quajne sundimi autoritar i ps 655bd86dab60e

“Opozita në Shqipëri hedh tymuese në Parlament”, BBC: Protestojnë kundër asaj që e quajnë sundimi autoritar i PS

November 20, 2023
1 minut lexim

Prestigjiozia britanike “BBC” i ka kushtuar vëmendje situatës së krijuar në Parlamentin shqiptar ditën e sotme.

“Politikanët e opozitës shqiptare ndezën tymuese dhe zjarr në Parlament në përpjekje për të ndaluar votimin për buxhetin e 2024-ës.

Opozita po protestonte kundër asaj që sipas tyre është një sundim autoritar nga Partia Socialiste në pushtet”, shkruan BBC News krahas së cilës ka shpërndarë pamjet e trazirave.

Kujtojmë që sot u miratua projektbuxheti dhe paketa fiskale në vetëm 4 minuta e 30 sekonda, ndërkohë që për çdo vit, shqyrtimi i tyre ka kaluar pas seancash maratonë që kanë zgjatur për 2 ditë.

Opozita ishte përgatitur për ta bllokuar këtë seancë ndërsa shumica për të kundërtën, për ta miratuar projektbuxhetin me çdo kusht.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

izraeli jep driten jeshile per shkembimin e te burgosurve pret pergjigjen e hamasit 655bd782546cb
Story i mëparshëm

Izraeli jep “dritën jeshile” për shkëmbimin e të burgosurve, pret përgjigjen e Hamasit

politologu nga bosnja vuciq po planifikon te nxis dhune ne kosove dhe beh 655bda4b4a9a2
Story i radhës

Politologu nga Bosnja: Vuçiq po planifikon të nxis dhunë në Kosovë dhe BeH

Të fundit nga

Inzaghi drejt lamtumirës nga Interi

E ardhmja e Simone Inzaghit tek Interi është gjithnjë e më larg. Sipas burimeve të televizionit sportiv SSC në Arabinë Saudite, trajneri italian ka dhënë “po”-në përfundimtare për Al-Hilal dhe pritet të
ShkoLartë