Presidenti i Serbisë. Aleksandar Vuçiq ka deklaruar para gazetarëve se ndan mendimin e Gjilas se duhet të tërhiqet nga kreu i partisë së vetë, por jo për shkaqet edhe motivet e Gjilasit, bisedues nga partitë e ndryshme nuk besojnë se Vuçiq do jap dorëheqje, sepse ky tregim po përsëritet tash e sa vjet, duke nënvizuar se Vuçiq është mbretëresha e dramës dhe dorëheqja është lojë e oborrit të vetë, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.
Vuçiq shtoi se mendon se është me rëndësi tërheqja nga kreu i partisë “Por për shkaqe të ndryshme nga që mendon opozita, ata kanë motiv tjetër, ne tjetër dhe shikim ndryshe ka e ardhmja. Pas një kohe duhet të mendoni se nuk jeni i përjetshëm dhe duhet lënë hapësirë tjerëve”, këtë e tha në përgjigje se Gjilas ka thënë se tërheqja e Vuçiq është me rëndësi për Serbinë.
Biljana Gjorgjeviç nga “Nuk e përmbysim Beogradin” që shprehet se nuk beson se do tërhiqet dhe këtë tregim ai e përsërit kohë pas kohe për të zbavitur opinionin.
“Vuçiqit nuk i besoj as kur thotë dita e mire, së pari shikoj në dritare të shoh, pasi me te në krye të shtetit nuk është aspak mirë. Kemi të bëjmë me gënjeshtar patologjik, që asnjëherë nuk ka thënë të vërtetën”, tha Srgjan Milivojeviç, kreu i Këshillit të partisë Demokratike.
Të njëjtin mendim ka edhe Milosh Pavloviç nga Partia Popullore që konsideron se Vuçiq do të bëjë atë që në situatën e caktua është më e mira për te.
“Mund të jap dorëheqja por jo për shkak Kushtetutës ligjit e moralit por për vete”, tha ai.
“Tregimi për dorëheqja e Vuçiq nga kreu i SNS dhe spotet si kolegët e lusin dhe i kërkojnë mos të largohet është pjesë e oborrit . Është çështje e brendshme SNS kush mund të drejtoj partinë, pasi Vuçiq ka shkatërruar të gjitha institucionet në Serbi , të i bëjë pakuptimtë procedurat në kurthet të cilave ka rëbë opinioni me tregimin për tërheqje”, tha Stefan Jovanoviç sekretar i Partisë Popullore.
Miroslav Paroviç nga Lëvizja Popullore Liridashëse e quan Vuçiqn mbretëreshë të dramës, që përkundër se ndodhet në qendër të vëmendjes dëshiron akoma vëmendje.
Ai nënvizoi se mund të ndodhë tërheqja pasi do ta ketë të domosdoshme, sepse po vijnë kriza të thella dhe skenar shumë të zi.