Koalicioni “Serbia kundër dhunës”, i cili kundërshton rezultatet e zgjedhjeve të Beogradit, organizoi një protestë dhe kërkon anulimin e tyre.
Miroslav Aleksiq dhe Marinka Tepiq kanë filluar grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd, ka njoftuar Tepiq sonte para ndërtesës së RIK-ut (komisioni zgjedhor).
Liderët e koalicionit kryesor opozitar synojnë të shkojnë në ndërtesën e RIK-ut dhe të kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd për, siç thonë ata, parregullsi të shumta.
Kërkojmë nga Komisioni Zgjedhor që të anulojnë zgjedhjet në Beograd, për shkak të mashtrimit dhe parregullsisë së rezultateve, për shkak të cenimit të vullnetit zgjedhor të qytetarëve të Beogradit. Do t’i dërgojmë të gjitha provat dhe materialet që kemi mbledhur gjatë ditës së djeshme, të cilat tregojnë qartë se rezultati i arritur nga partia Progresive serbe në Beograd është arritur falë njerëzve që janë sjellë për të votuar në Beograd, edhe pse nuk jetojnë atje. Kemi një situatë ku ka ardhur për të votuar ministri i Bosnjë-Hercegovinës, që është e paprecedentë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë rregullsi. Prandaj, këto zgjedhje duhet të anulohen”, tha Miroslav Aleksiq, një nga bartësit e listës “Serbia pa dhunë”.
Ai bëri të ditur se do të hyjë në godinën e Komisionit Zgjedhor me kolegët e tij deputetë dhe nuk do të largohet derisa të plotësohen kushtet e tyre.
Qytetarët e mbledhur janë drejtuar drejt RIK-ut me britma hajna, hajna. Liderët e opozitës Srgjan Milivojeviq, Aleksandar Jovanoviq, Vladimir Obradoviq, Pavle Grboviq, Borko Stefanoviq kanë hyrë në objektin e RIK-ut.
Miroslav Aleksiq dhe Marinka Tepiq kanë filluar grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd, ka njoftuar Tepiq sonte para ndërtesës së RIK-ut.