opozita kundershton shfuqizimin e ligjit per koordinimin e sherbimeve te sigurise 6aff200ed1d06

Opozita kundërshton shfuqizimin e ligjit për koordinimin e shërbimeve të sigurisë

November 19, 2026
1 minut lexim
att.NhLiht3Vic2 RTRQt7zr7taMjfmPo9h7xs2IPyNJZMo

 

Deputetët e BDI-së dhe LSDM-së kanë paraqitur amendamente kundër propozimit të Qeverisë për shfuqizimin e Ligjit për koordinimin e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, pa ofruar një zgjidhje të re ligjore.

Deputeti Sali Murati, i cili ka dorëzuar katër amendamente, paralajmëron se shfuqizimi mund të krijojë boshllëk ligjor dhe paqartësi për punonjësit, arkivat dhe informacionet e klasifikuara.

Edhe LSDM kërkon që ligji ekzistues të përmirësohet, në vend që të shfuqizohet, duke theksuar se vetë MPB-ja e ka vlerësuar atë si të harmonizuar me standardet e BE-së dhe NATO-s.

Amendamentet do të shqyrtohen më 25 nëntor në Komisionin parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

marjana koceku do te kandidoj serish per deputete ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare 6aff1f8e74cfe
Lajmi i mëparshëm

Marjana Koçeku: Do të kandidoj sërish për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare!

shkurte fejza arriti moshen e pensionit kengetarja e famshme mori urim romantik nga bashkeshorti 6aff20116fc79
Lajmi i radhës

​Shkurte Fejza arriti moshën e pensionit, këngëtarja e famshme mori urim romantik nga bashkëshorti

Të fundit nga

ShkoLartë