Drejtuesi politik i qarkut të Beratit për Partinë e Lirisë, Lefter Maliqi, teksa komentoi protestën e djeshme të PL-së para SPAK, ka deklaruar se opozita do të fitojë zgjedhjet e 11 majit të 2025.
Maliqi tha në Fax News se opozita e bashkuar do të fitojë zgjedhjet ndaj mazhorancës, të cilën e etiketoi si ‘narkoshtet’ që mohon të drejtat e njeriut.
“Jam i bindur se Meta së shpejti do të dalë dhe Opozita e bashkuar do të fitojë kundër këtij narkoshtetit, që ka kriminalizuar vendin dhe e kthyer vendin në një regjim ku mohohen të drejtat e njeriut dhe ka shpopulluar vendin” tha Maliqi.
Ndërsa më tej Maliqi tha se qarkun e Beratit, opozita do të fitojë ndaj PS dhe do të marrë 4 mandate.
Burimi: botasot.info