Opozita e kryeqytetit nuk pret realizim të dy projekteve madhore të Ramës

January 8, 2025
min lexim

Dy projekte që i kishte proklamuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ai i nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani” dhe sheshi “Xhorxh Bush”, jo që nuk kanë nisur të realizohen, por as nuk do të realizohen. Kështu thonë opozitarët e Prishtinës nga Vetëvendosje e PDK. E komunarët thonë se veç këtyre do të ketë edhe projekte të tjera.

Sipas Vetëvendosjes, premtimet e kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, po mbesin të parealizueshme.

“Mbi dy vjet kanë kaluar që kryetari Rama e ka mbyllë rrugën ‘Xhorxh Bush’ dhe në këtë mënyrë e ka shkaktuar një kaos në trafik, por njëkohësisht nuk e ka bërë sheshin. Përkundër, premtimeve të tij, rruga ‘Xhorxh Bush’ as nuk u bë shesh, as nuk është e kalueshme. Premtimet e tij po mbesin boshe, e të parealizuara. Është edhe rruga ‘Agim Ramadani që ai ka premtuar një tunel dhe as atë nuk e ka realizuar, për shkak se edhe organet përgjegjëse kanë konsideruar që është rrezik për shkak të objekteve të kultit”, ka theksuar Besart Krasniqi, asamblist i LVV-së në Prishtinë.

Nga PDK në Prishtinë thonë se nuk presin që këto dy projekte as të nisin e as të përfundojnë këtë vit.

“Nënkalimi në rrugën ‘Agim Ramadani’ dhe sheshi ‘Xhorxh Bush’, padyshim janë dy prej projekteve të rëndësishmë për qytetin, sidomos nënkalimi sepse është paraparë që të bëhet një lirim shumë i madh i trafikut në kryeqytet. Fatkeqësisht qeverisja aktuale dhe kryetari Rama këtë projekt e kanë filluar pa asnjë studim fizibiliteti, pa asnjë analizë paraprake, sepse aty është hapësirë e cila është e mbrojtur nga institucionet të cilat merren me trashëgimi kulturore”, tha Granit Geci, asamblist i PDK-së në Prishtinë.

Megjithatë, nga komuna thanë se kanë për synim realizimin e këtyre dy projekteve të rëndësishme, “E kemi përgatit gjithë projektin, e kemi prokuruar, por ka mbetur si pasojë e një vendimi të MKRS-së, respektivisht institucioneve vartëse të saj, që është refuzuar pjesërisht çështja e nënkalimit ‘Agim Ramadani’ dhe kësisoj ka mbetur pezull dhe do të shihet në të ardhmen që të koordinohemi edhe në kuptimin ndërinstitucional. Sheshi ‘Xhorxh Bush’ po ashtu ka pasur një pezullim në fazën e ofertimit nga OSHP dhe po presim do të debllokohet dhe pastaj të vazhdohet me projektin tutje”, tha Donat Lushaku, zëdhënës i Komunës së Prishtinës.

Nga kjo komunë thanë se përveç këtyre dy projekteve në fokus kanë edhe projekte të tjera të rëndësishme për banorët e kryeqytetit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?

Story i radhës

E papritur! Gjesti banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri!

Të fundit nga

Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare

Gjysëmfinalja e Carabao Cup, Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare!  Tottenham dhe Liverpul do të luajnë sonte përballë njëra tjetrës në gjysëmfinalen e Carabao Cup. Ndeshja zhvillohet në ”Tottenham Hotspur Stadium”, më fillim
ShkoLartë