opozita bllokon foltoren e kuvendit peleshi e nderpret seancen gjate fjales se deputetit bido tensione ne salle 6a33bf8fb2a38

Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi e ndërpret seancën gjatë fjalës së deputetit Bido, tensione në sallë!

June 18, 2026
1 minut lexim

Tensione në sallën e Parlamentit ditën e sotme.

Gjatë punimeve plenare në Kuvend, opozita është çuar në këmbë duke kapur foltoren për një pretendim replike, teksa do fliste deputeti socialist Ardit Bido.

Me pankarat dhe thirrje, të drejtuar nga Berisha, ata u vendosën para Gardës dhe akuzuan Peleshin për shkelje të rregullores.

Deputeti Bido akuzoi opozitën për etikën dhe sjelljen e saj, duke e cilësuar edhe antikombëtare.

“Këta zotërinj këtu që guxojnë për çështjet e mëdha të kombit dhe interesin e tyre, na flasin sot në Parlament dhe na bëjnë zhurmuesin”, tha ai mes të tjerash.

Teksa nga salla dëgjohej që një prej deputetëve të opozitës (Flamur Noka) i thoshte:

“O bide…!”.

Peleshi ndërhyri në këto momente teksa Bido ndërpreu fjalën e tij për shkak të zhurmës.

“Zoti Bido nuk mund ta mbajë dot fjalën e tij në këto kushte dhe ka të drejtë, ju lutem uluni”, tha ai.

Kurse Bido kritikoi kolegët opozitarë:

“Kjo është shkelje e Kodit të sjelljes kur flet kolegu juaj, kjo është shkelje e të drejtës ndaj kanë të drejtë ata protestues që ju sulmojnë juve”.

Ndërsa opozita nuk u tërhoq nga Foltorja, Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta pushim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

teuta haxhiu rikthehet ne kuvend fitoren ua dedikoj qytetareve 6a33bf1a648a0
Lajmi i mëparshëm

Teuta Haxhiu rikthehet në Kuvend: Fitoren ua dedikoj qytetarëve!

300 miliarde dollare per rindertimin e iranit kush do ti paguaje ato 6a33bff7e34ce
Lajmi i radhës

300 miliardë dollarë për rindërtimin e Iranit – kush do t’i paguajë ato?

Të fundit nga

ShkoLartë