Të jesh nacionalist maqedonas, ka një kuptim specifik.
Nga Emin Azemi
Ja pse:
– sepse e ulë kokën kur gjuha maqedonase trajtohet si dialekt i bullgarishtes, kurse bllokon rrugë dhe bën protesta kur një grusht nxënësish shqiptarë në ndonjë fshat të Shkupit kërkojnë hapjen e një paralele në gjuhën shqipe …. Në Manastir shkollë e mesme në gjuhën shqipe nuk mund të hapet, sepse nuk lejon i ashtuquajturi nacionalizmi maqedonas….
– sepse pranon të ndryshohet Kushtetuta dhe të futet pakica bullgare, kurse refuzon kategorikisht të konsiderohen kategori kushtetuese shqiptarët, duke i emërtuar ata si 20%!…..
– sepse dikursi porserb depërton me lehtësi në opinionin publik maqedonas, ndërkohë që refuzohet realiteti i ri i bashkëjetesës me shqiptarët…..Marrëveshjen e Ohrit maqedonasit ende e konsiderojnë kapitulim, kurse e ulin bishtin kur bëhen marrëveshje me fqinjët ku deformohet identiteti i tyre kombëtar…
– sepse një parti maqedonase e ka problem të vijë në pushtet pa votat e shqiptarëve, por pastaj shqiptarët trajtohen si spektatorë në tribunë dhe madje përjashtohen krejt nga “loja”. Maqedonasit pushtetin e përdorin si mjet për të joshur me karamele shqiptarët, kurse shqiptarët pushtetin e përdorin për të punësuar militantët partiak dhe për të zgjatur agoninë shoqërore ….
– sepse maqedonasit kanë problem fundamental ta definojnë origjinën e tyre, duke bredhur nga antika (VMRO) tek origjina sllave (LSDM)….
– sepse në çdo restorant në pjesën qëndrore të Shkupit mund të dëgjosh muzikë serbe, por asnjëherë nuk mund të dëgjosh muzikë shqipe….
Nacionalizmi maqedonas është tepër i çuditshëm. Ata bëhen nacinalist vetëm me shqiptarë. Ka plot që i thonë vetes maqedonas, por në shtëpitë e tyre , sidomos nga të moshuarit, flitet edhe shqip, serbisht, vllahisht, bullgarisht por e mohojnë kategorisht origjinën e tyte serbe, shqiptare, vllahe, bullgare…. Në rrethana të tilla të jesh nacionalist maqedonas, i bie të presh degën ku qëndron dhe t’i mbyllësh sytë para rrënjëve që të futen nën pragun e derës së shtëpisë….
Maqedonasve me bullgarët iu ka hasë sharra në gozhdë…