Smith Rowe i është nënshtruar një operacioni, të cilin e ka kaluar me sukses.
Ylli i Arsenal ndjente dhimbje në gju të cilat ia kanë bërë të pamundur stërvitjen.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë “Topçinjtë” nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku kanë zbuluar edhe kohën e rikuperimit që i duhet lojtarit, me drejtuesit që shpresojnë që Rowe të jetë gati në dhjetor.
“Muajt e fundit Emile ndjeu siklet në gju, gjë që ndikoi në pjesëmarrjen e tij në stërvitje dhe ndeshje. Ai tashmë është operuar.
Trajtimi ishte i suksesshëm.
Futbollisti tashmë është duke u rehabilituar. Shpresojmë që ai të kthehet në stërvitje të plotë në dhjetor”, shkruan klubi..