“Operacioni në Elbasan u mbështet nga EUROPOL”, njoftimi zyrtar i SPAK: 21 masa sigurie, 18 persona të arrestuar.

November 25, 2024
1 minut lexim

GJKKO, me kërkesë të SPAK ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, nga të cilat 18 janë arrest me burg, dy detyrim paraqitje dhe 1 arrest në shtëpi.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, bëri të ditur se masat e sigurisë janë caktuar në kuadër të hetimit për një organizatë kriminale me shtrirje ndërkombëtare.

Mes masave të arrestit është edhe ajo për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni, i arrestuar më parë në kuadër të një tjetër operacioni nga SPAK.

Ndërkohë në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet: Me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë, i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg –  18 persona (përfshirë ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi –  1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore –  2 gazetarë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes pret në takim komisionerin kroat, Zdravo Vukiq

Story i radhës

Samsung prezanton Galaxy A06: Zgjerimi i kufijve në telefonat inteligjentë të rangut të mesëm

Të fundit nga

ShkoLartë