Operacioni në banesën e Ervis Martinajt, gazetarja: Policia u vu në lëvizje pas një telefonate nga një burg i sigurisë së lartë

December 26, 2022
min lexim

Operacioni i zhvilluar sot nga forcat RENEA dhe ato të FNSH-së ku u ushtruan kontrolle në banesën e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, është ndërmarrë pas një telefonate të përgjuar në një nga burgjet në vendin tonë.

Këtë e ka bërë të ditur gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se një person i dënuar për vrasje, regjistroi një telefonatë në emër të familjarëve të tij. Por, shton Lala, nga përgjimi i kësaj telefonate u zbuluan detaje që mund të çonin në kapjen e Ervis Martinajt.

Në një intervistë për News24, gazetarja Lala tha se pas kësaj telefonate u njoftua prokuroria duke vënë në lëvizje dhe strukturat e policisë dhe ato speciale.

“Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për zhdukjen e Ervis Martinajt. Nuk bëhet fjalë për procedim të thjesht procedurial. Faktet treguan se FNSH dhe RENEA, pas kontrollit në banesa, në një prej tyre të Ervis Martinajt, apo dhe në shtëpinë e Faik dhe Rakip Martinjat. Sendet e paligjshme u gjetën në kosheret e bletëve. Prokuroria për herë të parë ka vendosur që t’i trajtojë si çështje të njëjta, “Plumbi i artë” dhe atë të “Rrëmbimit të personit”.

Tek rasti i Kurbinit është duke u menduar si person i rrëmbyer dhe i vrarë nga kundërshtarët, Martinaj. Njerëzit e tij ishin vënë në target grup. Një tjetër i njohur i tij është shoqëruar dhe është mbajtur në komisariat për armëmbajtje pa leje. Policia e Shtetit është ngritur në alarm për Ervis Martinajn pas një telefonate të përgjuar në një burg të sigurisë së Lartë, ku në këtë burg është një person i dënuar për vrasje.

Ai ka regjistruar një numër që sipas tij i përket familjarëve të tij, por nga përgjimi i kësaj telefonate kanë dalë prova dhe fakte të reja që mund të hedhë dritë mbi fatin e Ervis Martinajt. Pas kësaj telefonate është njoftuar dhe prokuroria. Është ndërhyrë në këto 3 banesa dhe disa ambiente. Ervis Martinaj është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes. Në këtë fshat gjithçka ruhet, nuk është e lehtë të hysh në banesën e Ervis Martinajt. Banesat komunikojnë me njëra-tjetrën me masa të fortifikuara.”, tha Lala.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Newcastle ‘fluturon’ në tabelë, e mposht me rezultat të thellë Leicesterin

Story i radhës

Çfarë paga kanë politikanët në Maqedoninë e Veriut?

Të fundit nga

ShkoLartë