Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Aksioni po zhvillohet paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Përrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe në bashki të tjera përreth.
Sipas raportimeve, kontrollet janë të shumta dhe të përqendruara në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm, ndërsa janë shoqëruar 26 persona, si dhe janë shpallur në kërkim disa të tjerë.
Sakaq, janë sekuestruar edhe 8 kg kanabis dhe 100 gr kokainë.
Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia të japë një njoftim zyrtar me detaje të plota mbi rezultatet dhe personat e përfshirë.
Burimi: botasot.info


