operacioni fshesa 681b826fec960

Operacioni “fshesa”

May 7, 2025
1 minut lexim

Bylisi ka nisur nga puna në merkato dhe së fundmi ka ndërprerë bashkëpunimin me katër prej lojtarëve të ekipit.

Bëhet fjalë për portierin Klevis Hasanbelli, Kristo Mici, Laert Papa dhe Aleksandros Baci.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi mallakastriot në një njoftim zyrtar.

“BYLIS ka ndërprerë bashkëpunimin dhe ka lënë të lirë futbollistët: portierin Klevis Hasanbelli, mbrojtësit Kristo Mici dhe Laert Papa dhe mesfushorin me tipare sulmuese, Aleksandros Baci.

Bylis i falënderon lojtarët e sipërpërmendur për kontributin e dhënë në realizimin e objektivit, si në skuadrën e parë, por edhe në ngjitjen e ekipit “B” një kategori më lartë, njëkohësisht edhe u uron suksese në vijimin e karrierës së tyre.”, shkruan Bylisi në faqen zyrtare”, njofton klubi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

netflix lancon eksperiencen e re te kerkimit fuqizuar nga inteligjenca artificiale 681b818177cb9
Story i mëparshëm

Netflix lançon eksperiencën e re të kërkimit fuqizuar nga inteligjenca artificiale

vsco sjell moodboard te fuqizuar nga ai 681b8360f2a27
Story i radhës

​VSCO sjell “moodboard” të fuqizuar nga AI

Të fundit nga

ShkoLartë