Operacioni antidrogë në Shkodër/ Shpallet në kërkim 65 vjeçarja, po kujdesej për bimët narkotike

Ka përfunduar faza e pestë e operacionit “Alpet e Pastra” në Shkodër, ku është bërë i mundur asgjesimi i 510 fidanëve dhe 2760 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

460 bimë kanabis  u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj të njësisë adminstrative Shalë.

2300 bimë kanabis dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë u gjetën në fshatin Pepaj.

Në kërkim është shpallur 65 vjeçarja Age Martinaj pasi nga dronët është konstatuar duke u kujdesur për bimët narkotike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryediplomati turk Fidan zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij amerikan

Story i radhës

Si t’i kurseni parat gjatë udhëtimeve tuaja ?

Të fundit nga