Operacionet ruse rreth Kievit, “kryesisht kanë ngecur”

Instituti për Studime të Luftës, ka thënë se operacionet ruse rreth Kievit, “kryesisht kanë ngecur në 24 orët e fundit” dhe forcat tani synojnë “rifurnizim dhe riparim”.

“Ofensiva e pakoordinuar dhe sporadike e Rusisë kundër qyteteve të mëdha ukrainasve, mbështet vlerësimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës se forcat ruse kanë probleme në rritje me furnizime dhe kanë humbur iniciativën”.

Në rrjetin social, Twitter, Instituti ka shfaqur një fotografi që tregon avancimin e Rusisë drejt perëndim të Ukrainës.

Përveç kësaj, Instituti ka thënë se ka raportime që presidenti rus, Vladimir Putin është duke kryer një spastrim të brendshëm të “ofertave të gjeneralëve dhe personelit të inteligjencës” me qëllim të rikalibrimit të përpjekjeve të Rusisë për luftë.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas të motrës, Bella bën gjestin human për qytetarët ukrainas: Të dëgjosh historitë e tyre është e dhimbshme

Story i radhës

Protestat ulin ndjeshëm çmimin e naftës, ja sa ka rënë sot litri

Të fundit nga