Operacion pas hetimeve intensive/ Policia ndalon automjetin ku udhëtonin dy vëllezër, zbulon se ata…

1 minut lexim

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të cilëve iu sekuestruan 33.5 kg kanabis dhe municion luftarak.

Operacioni i koduar “Presentation” është finalizuar pas një hetimi intensiv proaktiv.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-S. I., 36 vjeç dhe E. I., 33 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Trebel, Skrapar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta 2 shtetas dhe në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thyejnë këmbët dhe fusin shufra për tu zgjatur, të rinjtë po paguajnë shifra marramendëse për operacione ekstreme

Story i radhës

180 shoferë të sanksionuar në Shkup

Të fundit nga