operacion nderkombetar shkaterrohet rrjeti i trafikimit te migranteve ne mesdhe 6a776cf59e969

Operacion ndërkombëtar, shkatërrohet rrjeti i trafikimit të migrantëve në Mesdhe

August 8, 2026
1 minut lexim

Një rrjet i madh dhe i mirëorganizuar kriminal, që trafikonte lëndë narkotike dhe mijëra migrantë mes Spanjës dhe Afrikës së Veriut, është shkatërruar gjatë një operacioni të gjerë policor, njoftuan sot autoritetet spanjolle.

Sipas policisë, janë arrestuar gjithsej 78 persona, mes tyre katër drejtuesit kryesorë të grupit ndërkombëtar kriminal, si dhe një person i njohur si “bankier hawala”, i specializuar në transaksione financiare informale.

Hetimi, i nisur në vitin 2023, përfshiu edhe oficerë të Europol-it, agjencisë së Bashkimit Evropian për bashkëpunimin në zbatimin e ligjit, si dhe policinë e Polonisë, Portugalisë dhe Francës.

Grupi, i cili vepronte nga Spanja, kishte baza edhe në këto vende, si dhe në Itali.

Sipas hetuesve, rrjeti, me origjinë algjeriane dhe me një strukturë të gjerë e të mirëorganizuar, ka kontrabanduar më shumë se 2000 migrantë drejt Spanjës gjatë viteve, përmes të paktën 64 kalimeve detare me skafe të shpejta.

Nga kjo veprimtari, grupi dyshohet se ka siguruar të ardhura prej më shumë se 24 milionë eurosh.

Edhe pse numri i migrantëve që mbërrijnë në Spanjë ka rënë ndjeshëm, Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka regjistruar më shumë se 12 000 mbërritje në Spanjë përmes Mesdheut që nga fillimi i vitit.

Pavarësisht suksesit të autoriteteve në goditjen e rrjeteve të trafikimit të migrantëve dhe të drogës, shumë grupe kriminale në Mesdhe, vazhdojnë të përfshihen në aktivitete të paligjshme, përmes aleancave që ndryshojnë vazhdimisht dhe riorganizimit të strukturave të tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tre shtetas te shoqeruar autori ende ne arrati policia reagon per vrasjen ne korce 6a776c9126835
Lajmi i mëparshëm

Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

producentja e spider man zbulon se i kerkoi tom holland dhe zendaya s te mos krijonin lidhje askush nuk me degjon kurre 6a776dbbec2f9
Lajmi i radhës

Producentja e Spider-Man zbulon se i kërkoi Tom Holland dhe Zendaya-s të mos krijonin lidhje: Askush nuk më dëgjon kurrë

Të fundit nga

Tetova në Paris, në skenën botërore të Esports

Tetova është përfaqësuar në Paris nga LevelONE Esports dhe NADE Gaming, në një prej eventeve më të mëdha të esports. Pjesëmarrja në këtë garë ndërkombëtare i dha ekipeve mundësinë të përballen me
ShkoLartë