Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (ShKKSh) ka njoftuar se po vazhdon operacioni i kërkimit në fshatin Gorozhup të Prizrenit për gjetjen e 85-vjeçarit Nebi Tejeci, i cili është raportuar i zhdukur.
Në këtë operacion janë angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit të ShKKSh-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe një numër të madh vullnetarësh nga komuniteti lokal.
“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e të moshuarit, të kontaktojnë menjëherë autoritetet përkatëse përmes numrave 112 ose 045/112-102”, thuhet në njoftim.
Shoqata bën të ditur se kërkimet do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në gjetjen e Nebi Tejecit, ndërsa falënderon të gjithë për solidaritetin dhe përkrahjen e treguar deri më tani.
Burimi: botasot.info