opera ne hapat e microsoft edge me integrimin e chatgpt 646fb06e7ff69

Opera në hapat e Microsoft Edge me integrimin e ChatGPT

May 25, 2023
1 minut lexim

Opera po teston një panel anësor AI në shfletuesin e saj. Funksionaliteti i quajtur Aria, fuqizohet nga ChatGPT i OpenAI dhe mund të gjenerojë tekst, të shkruajë kod, tu përgjigjet pyetjeve e shumë të tjera sipas postimit në blog të Opera.

Aria jeton brenda panelit anësor të Opera në anën e majtë të ekranit dhe klikimi i ikonës e zbulon atë ku më pas mund të ndërveproni.

Ndryshe nga versioni standard i ChatGPT, shfletuesi AI i Opera qëndron i përditësuar me informacione të fundit nga uebi. Gjithashtu është i aftë ti përgjigjet pyetjeve edhe për vetë Opera-n.

Dialog chat

Prezantimi i Aria vjen pas integrimit të disa funksionaliteteve AI të Opera. Në Shkurt Opera shtoi ChatGPT në panelin anësor duke mundësuar gjenerimin e përmbledhjeve të një uebsajti apo artikulli që po vizitoni.

Opsionet e reja të Opera janë të ngjashme me ato që Microsoft ka bërë në Edge por ky i fundit ka integruar edhe gjeneruesin e imazheve DALL-E.

Momentalisht mund të aksesoni panelin AI të Opera vetëm nëse keni versionin e fundit për zhvilluesit të Opera One ose duke shkarkuar Opera beta në Android. Pasi të regjistroheni me një llogari, kompania do tu njoftojë kur qasja është hapur. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

per shkak borxhit ndaj evn se haracina mbetet pa uje 646fa8ad1d7af
Story i mëparshëm

Për shkak borxhit ndaj EVN-së, Haraçina mbetet pa ujë

biden shpall strategjine e pare kombetare te shba se per luften kunder antisemitizmit 646fb11d2334b
Story i radhës

Biden shpall strategjinë e parë kombëtare të SHBA-së për luftën kundër antisemitizmit

Të fundit nga

ShkoLartë