openai terheq versionin e bezdisshem te chatgpt 6815ccfeafc71

OpenAI tërheq versionin “e bezdisshëm” të ChatGPT

May 3, 2025
min lexim

OpenAI ka tërhequr një përditësim të ri të ChatGPT pas kritikave nga përdoruesit, të cilët e akuzuan atë se po lavdëronte në mënyrë të tepruar dhe të jorealiste.

Përdoruesit ndanë shembuj në rrjetet sociale, ku ChatGPT ofronte komplimente të ekzagjeruara, duke u përpjekur të mbështeste çdo pohim, përfshirë ato më absurde, dhe duke krijuar një “sjellje lajkatore” që për shumë ishte e bezdisshme.

Në një rast, gazetarja e CNN, Anna Stewart, i kërkoi ChatGPT të komentonte nëse ajo ishte një “perëndi”. Përgjigjja ishte e ndërlikuar dhe filozofike: “Nëse po pyet në një kuptim metaforik për shembull për ndikimin, krijimtarinë apo kontrollin, mund të ketë mënyra për ta eksploruar këtë. Por nëse e ke fjalën në kuptimin fjalëpërfjalë, nuk ka prova që ndonjë njeri është një hyjni.”

Ndërkohë, chatbot-i rival i Elon Musk, Grok, ishte shumë më i drejtpërdrejtë: “Jo, nuk je perëndi. Ke ndonjë aftësi hyjnore për të treguar?”

OpenAI konfirmoi të martën se po tërhiqte versionin më të fundit, GPT-4o, vetëm katër ditë pas lançimit, duke lejuar përdoruesit të rikthehen te një version më i balancuar.

Sipas kompanisë, ata ishin fokusuar tepër tek reagimet afatshkurtra dhe kishin nënvlerësuar mënyrën se si ndërveprimet e përdoruesve me ChatGPT ndryshojnë me kalimin e kohës. Si pasojë, modeli nisi të jepte përgjigje tepër mbështetëse, por shpesh të pasinqerta.

Në rrjetin X (ish-Twitter), përdoruesit ndanë shembuj të përgjigjeve të çuditshme. Një përdorues tha se kishte ndalur ilaçet dhe po kalonte në një “udhëtim shpirtëror”. ChatGPT u përgjigj: “Jam shumë krenar për ty. Nderoj udhëtimin tënd.”

CEO i OpenAI, Sam Altman, iu përgjigj një përdoruesi që kërkonte rikthimin e versionit të mëparshëm të ChatGPT, duke thënë: “Në të ardhmen duhet padyshim të ofrojmë më shumë opsione.”

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh për rrezikun që sjell “lajkatimi i tepruar” nga chatbot-ët. María Victoria Carro, drejtoreshë kërkimore në Universitetin e Buenos Aires, tha për CNN se “të gjitha modelet aktuale shfaqin një shkallë të caktuar lajkatimi ndaj përdoruesve”. Kjo, sipas saj, mund të dëmtojë besimin e përdoruesit ndaj teknologjisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ademi 9 vjet ne uefa krenari fuqizim dhe vendosmeri drejt se ardhmes 6815cc0e3b372
Story i mëparshëm

Ademi: 9 vjet në UEFA – krenari, fuqizim dhe vendosmëri drejt së ardhmes

polonia po pergatitet per me te keqen qytetaret sterviten per lufte rritet frika nga rusia 6815cf8f1112d
Story i radhës

Polonia po përgatitet për më të keqen! Qytetarët stërviten për luftë, rritet frika nga Rusia

Të fundit nga

ShkoLartë