OpenAI shtoi një model të ri “pro” të AI-së në ChatGPT

June 14, 2025
1 minut lexim

Opsioni më i ri për chatbot-in e inteligjencës artificiale (AI) është më i ngadalshëm, por ofron përgjigje më të sakta.

OpenAI vazhdon të publikojë shpejt modele të reja AI-je. Kompania në muajin prill prezantoi modelet o3 dhe o4-mini për platformën e saj ChatGPT.

Atëherë u premtua se modeli “pro” për chatbot-in o3 ishte në rrugë, dhe tani kjo version është bërë i disponueshëm.

Kur OpenAI shton etiketën “pro” në modelet e saj AI, kjo tregon një version që është krijuar të jetë pak më i ngadaltë në ofrimin e përgjigjeve, por që ofron përgjigje më të mira dhe më të sakta.

“Ne rekomandojmë që o3-pro të përdoret për pyetje kërkuese, ku besueshmëria është më e rëndësishme se shpejtësia, dhe pritja disa minuta më gjatë ia vlen në fund”, thonë nga kompania OpenAI.

Disa funksione që ekzistojnë në shërbimet e tjera ChatGPT nuk mund të përdoren nga o3-pro.

Për shembull, gjenerimi i fotografive dhe Canvas nuk mbështeten, kështu që përdoruesit për këto do të duhet të përdorin modele të tjera.

Modeli o3-pro është i disponueshëm për përdoruesit ChatGPT Pro dhe Team, ndërsa përdoruesit Enterprise dhe Edu do të kenë akses javën e ardhshme. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

FSHF monitoron talentin me origjinë shqiptare

Të fundit nga

FSHF monitoron talentin me origjinë shqiptare

Din Klapija është një emër interesant, për të cilin raportohet se po monitorohet nga FSHF. Sulmuesi 18-vjeçar është pjesë e Amerikës U-18. Lajpcig shpenzoi 3 milionë euro për ta afruar nga Kustosija

Mickoski: Po presim nga Bullgaria përgjigje për takim

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Maqedonia e Veriut po komunikon me Komisionin Evropian për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Bullgarinë, por presin përgjigje nga Sofja për një takim të mundshëm midis përfaqësuesve zyrtarë
sqmken
ShkoLartë