GPT-4, përditësimi i parë madhor i ChatGPT së shpejti nuk do të jetë më. Kompania tha javën e kaluar se modeli do të hiqet prej ChatGPT më 30 Prill. GPT-4o, që ka qenë i disponueshëm prej muajit Maj të vitit të kaluar, do ta zëvendësojë atë.
Pavarësisht se GPT-4 pati një rëndësi të veçantë në inteligjencën artificiale moderne, largimi i tij nuk do të shihet si humbje e madhe për konsumatorët. OpenAI thotë se GPT-4o përmirësim shkrimin, kodimin dhe STEM.
Zhvillimet e fundit e kanë përmirësuar modelin më tutje kryesisht në zgjidhje problemesh dhe bashkëbisedim. Kompania e përshkruan GPT-4o si pasardhësin e denjë të GPT-4.
Pavarësisht largimit nga ChatGPT, GPT-4 do të vijojë të jetë i disponueshëm edhe pas datës 30 Prill nga përdoruesit e API-ve. Lajmi vjen ndërsa OpenAI po përgatitet për lançimin e disa modeleve të reja si o3, o4-mini dhe GPT-4.1.
Në Shkurt kompania prezantoi versionin eksperimental të GPT-4.5 që shërben si pararendës i GPT-5. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al