OpenAI po vijon me ritëm të lartë lançimet e modeleve më të fundit AI. Kompania prezantoi modelet o3 dhe o4-mini në platformën e saj ChatGPT në muajin Prill.
Asokohe biznesi premtoi se varianti pro i modelit o3 ishte rrugës dhe ky version është bërë ditën e sotme i disponueshëm. Të dy, o3 dhe o4-mini janë krijuar për të përdorur dhe kombinuar të gjitha mjetet nën çatinë e ChatGPT.
Kur OpenAI vendos etiketën “pro” tek një model, versioni i saj është ndërtuar për të dhënë përgjigje më të gjata dhe më të sakta.
Kompania tha se rekomandon përdorimin e tij për pyetje më të vështira ku saktësia e informacionit vlen më shumë sesa shpejtësia e përgjigjes. Por ky model ka disa kufizime si përshembull nuk mbështet gjenerimi i imazheve dhe Canvas.
Për këto veçori përdoruesit duhet të drejtohen tek modele të tjera. o3-pro është i disponueshëm prej ditës së sotme për përdoruesit e ChatGPT Pro dhe Teams ndërsa konsumatorët Enterprise dhe Edu do të kenë qasje në këtë opsion javën e ardhshme. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al