Përmes një postimi në blogun e tij personal, CEO i OpenAI Sam Altman tha se beson se OpenAI “e di sesi të ndërtojë inteligjencën artificiale të përgjithshme” duke qenë se kompania e ka kuptuar thelbin e saj dhe po fillon të kthejë vëmendjen nga “superinteligjenca”
Në të kaluarën Altman kishte thënë se superinteligjenca mund të jetë “disa mijëra ditë” larg dhe mbërritja e saj do të ishte më intense sesa njerëzit mendojnë.
AGI, e njohur si inteligjenca artificiale e përgjithshme,” është një term i mjegullt por OpenAI ka përcaktimin e saj: “sistem thellësisht autonom i cili tejkalon njerëzit në shumicën e punëve.”
OpenAI dhe Microsoft, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të kompanisë, gjithashtu kanë një përcaktim të AGI: sisteme AI që mund të gjenerojnë të paktën 100 miliardë dollarë fitime. Kur OpenAI ta arrijë këtë, Microsoft do të humbasë aksesin në teknologjinë e saj sipas një marrëveshjeje mes dy kompanive.
Prandaj cilit përcaktim po i referohet Altman? Altman shkruante se mendon që agjentët AI – sistem që mund të kryejnë veprime në mënyrë të pavarur – mund ti bashkohen fuqive punëtore dhe të ndryshojnë prodhimin material të kompanive këtë vit.
Kjo është e mundur, por është gjithashtu e vërtetë që teknologjia e sotme e AI është dukshëm e kufizuar. Përveçse ka halucinacione, bën gabime të dukshme për çdo njeri; dhe mund të jetë shumë e kushtueshme.
Altman ka besimin se këto pengesa mund të tejkalohen. “Jemi të sigurte se në pak vitet e ardhshme kushdo do të shohë atë çfarë ne shohim.” OpenAI ka shkruar disa herë në lidhje me kalimin e botës drejt një superinteligjence duke shtuar se është një proces i sigurte dhe se nuk ka të gjitha përgjigjet.
Por që atëherë OpenAI ka shpërbërë ekipe të cilat ishin të përqendruara tek siguria AI, përfshirë sistemet e superinteligjencës, e madje shumë hulumtues të këtyre departamenteve të largohen. Aktualisht kompania po kalon nëpër një ristrukturim për të joshur më shumë investitorë. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL