OpenAI do tu ofrojë përdoruesve pa pagesë qasje të pakufizuar në modelin e ardhshëm GPT-5

February 13, 2025
1 minut lexim

Lançimi i ardhshëm GPT-5 i OpenAI do të integrojë modelin o3-reasoning dhe të jetë i disponueshëm edhe për përdoruesit pa pagesë zbuloi CEO Sam Altman përmes axhendës së publikuar në X.

Ai tha se kompania po punon për të thjeshtuar mënyrën e ndërveprimit të përdoruesve me ChatGPT.

“Ne dëshirojmë që AI të punojë për ju dhe e kuptojmë sesa i komplikuar është bërë produkti dhe modeli jonë,” shkruante Altman.

Në modelet e tij aktuale, për ta detyruar ChatGPT të përdorë një model specifik, të tillë si o3-mini, duhet aktivizuar butoni “Reasoning” në fushën e pyetjes ose një nga opsionet e pranishme në përzgjedhësin e modelit, i cili shfaqet pasi chatbot i përgjigjet një pyetjeje.

Nëse paguani për ChatGPT Plus ose Pro, një menu e gjatë opsionesh shfaqet ku mund të zgjidhni mes disa modeleve.

Sa i përket axhendës së kompanisë, Altman thotë se GPT-4.5 do të jetë “modeli i fundit i mendimit jo zinxhir” i OpenAI, që do të thotë se gjithçka që vjen më pas do të ketë aftësinë për të zgjidhur problemet duke i ndarë ato në një seri hapash të ndërmjetëm.

Sapo të mbërrijë GPT-5, OpenAI planifikon t’u ofrojë përdoruesve akses të pakufizuar falas në model, “në varësi të kufijve të abuzimit”, apo në “opsionet standarde të inteligjencës”.

Përdoruesit Plus do të mund të ekzekutojnë GPT-5 “në një nivel më të lartë të inteligjencës”, ndërsa përdoruesit Pro do ta përdorin modelin në “një nivel edhe më të lartë inteligjence”.

Altman nuk dha një afat kohor të saktë për GPT-4.5 ose GPT-5, përveçse tha se mund të mbërrinin brenda javësh ose muajsh. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

LDK dhe VV në koalicion? Paralajmërim për formimin e Qeverisë Kurti III

Story i radhës

Prokuroria Publike ka urdhëruar inspektime të jashtëzakonshme ndaj ndotësve të ajrit në Shkup

Të fundit nga

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore më 7 Qershor është një ditë ndërkombëtare e vendosur bashkërisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
sqmken
ShkoLartë