openai blen windsurf per 3 miliarde dollare 6819bfa5bb32d

OpenAI blen Windsurf për 3 miliardë dollarë

May 6, 2025
1 minut lexim

OpenAI arriti një marrëveshje për blerjen e mjetit AI të asistencës në kodim Windsurft për 3 miliardë dollarë raportoi Bloomberg ditën e Hënë duke cituar burime të afërta me çështjen.

Windsurf, i njohur në të kaluarën si Codeium, së fundi ka qenë në bisedime me investitorë, përfshirë General Catalyst dhe Kleiner Perkins për të ngritur një financim me vlerë 3 miliardë dollarë.

Në Gusht u vlerësua me 1.25 miliardë dollarë pas një raundi financimi prej 150 milionë dollarësh udhëhequr nga General Catalyst.

OpenAI ka bërë disa blerje të bujshme kohët e fundit dhe marrëveshja e fundit do të ishte më e madhja gjer më sot për kompaninë. Në muajin Shkurt OpenAI kishte 400 milionë përdorues aktivë në javë nga 300 milionë që kishte në Dhjetor.

Gjithashtu kompania po përgatitet për të ngritur financim prej 40 miliardë dollarësh nga një grup i udhëhequr nga SoftBank dhe që e vlerëson me 300 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

presidentja osmani perkujton fehmi aganin e vrau makineria gjenocidale serbe 6819bcdb9f083
Story i mëparshëm

Presidentja Osmani përkujton Fehmi Aganin: E vrau makineria gjenocidale serbe

theo hernandez po ben nje sakrifice te madhe per te qendruar te milani 6819c05b6f90a
Story i radhës

Theo Hernandez po bën një sakrificë të madhe për të qëndruar te Milani

Të fundit nga

ShkoLartë