“Open Balkan nuk ka prodhuar asgjë”, revoltohet Majko: Serbia përdor statusin e viktimës, nuk duhet t’ja lejojmë vetes

March 26, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeministri Pandeli Majko, ka folur së fundmi për situatën në Ukrainë dhe ndikimin e luftës në Ballkan.

Ai është shprehur se pas pushtimit të Ukrainës ka ‘ndryshuar fjalori i marrëdhënieve ndërkombëtare’ dhe Shqipëria duhet të fillojë të rishikojë status quo-të në rajon.

Në një intervistë për Euroneës, Majko tha se lufta mund të nxisë që Brukseli të ketë një qasje tjetër për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Serbia sipas Majkos ndodhet në një situatë delikate pasi është kthyer në një vrimë të zezë pasi nuk pranon të bëhet pjesë e NATO-s.

Gjithashtu është vënë në dyshim dhe integrimi i saj në BE, pasi Beogradi rrezikon të kthehet në një koloni të mirëfilltë ruse. “Ajo që shikohet hapur është drama që po kalon Serbia në rajon. Nuk kemi pse bëhemi pjesë e dramës së tyre”, tha Majko.

Ish-kryeministri përmendi prezencën e një baze ushtarake ruse në Serbi. Kjo e bën Ballkanin një nga pikat më të dobëta dhe të rrezikuara nga agresioni rus. “Interesat e Rusisë në Ballkanin Perëndimor do të amplifikohen nëpërmjet faktorëve serbë”, tha ai.

Sipas Majkos, Shqipëria dhe Kosova nuk duhet t’i lejojnë vetes që Serbia ‘të përdorë statusin e viktimës’, ndaj shtoi se nuk duhet ndërmarrë asnjë veprim i njëanshëm. Majko e cilësoi ‘Open Balkan’ thjesht një iniciativë tre palëshe që nuk ka prodhuar asgjë përveç disa takimeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do t’i lejonte kush nazistët sot të përdhosnin 8 majin 1945? Pse lejohet Vuçiç të përdhosë 24 marsin 1999?

Story i radhës

Tronditet Shkodra, dy shpërthime të njëpasnjëshme

Të fundit nga

Bie tërmet 4.3 Rihter në Qipro

Thellësia fokale është vlerësuar në 11 kilometra… Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 24 dhjetor, në orën 20:22, në zonën detare pranë Qipros.
ShkoLartë