OnePlus zbuloi se kur do të prezantojë formalisht produktet flagship në 2023. Evenimenti Cloud 11 do të mbahet në Nju Delhi të Indisë më 7 Shkurt.
Kompania do të prezantojë OnePlus 11 5G, OnePlus Buds Pro 2 dhe produkte të tjera.
Së bashku me datën e debutimit, OnePlus tha se do të sillte disa funksionalitete të dashura nga përdoruesit në smartfonin e ardhshëm flagship.
OnePlus 11 do të ketë edhe njëherë sliderin anësor i cili ofron një mënyrë të lehtë për të aktivizuar modalitetet silent, vibrate dhe alert.
Sistemi i Hasselblad do të vijë për kamerat gjithashtu. Të dy funksionalitetet ishin të disponueshme në OnePlus Pro 10 por jo në 10T.
Sa i takon OnePlus Buds Pro 2, kompania tha se do të ofrojë cilësie stereo me qartësi të lartë. OnePlus tha se do të prezantonte më tepër sesa një telefon dhe kufje wireless.
Së fundi kompania premtoi katër vite përditësime madhore të sistemeve operativ për disa prej telefonëve të 2023. Edhe pse ethosi origjinal i kompanisë ishte shitja e produkteve flagship me çmime më të ulëta se liderët e tregut, sot është një kompani tjetër.
OnePlus 10 Pro për shembull shitej për 899 dollarë. /PCWorld Albanian