Ekipi i OnePlus festoi 9 vjetorin e themelimit në Kinë dhe si pjesë e kësaj ngjarjeje publiko një imazh të telefonit të ardhshëm OnePlus 11 i cili do të debutojë në fillim të 2023.
Edhe pse videoja e postuar në rrjetin social Weibo nuk zbulon shumë informacione, mund të shohim një kreshtë të sistemit të kamerave të pasme së bashku me brendin Hasselblad.
Shkrirja e OnePlus dhe Oppo shkaktoi jo pak polemika por gjatë kremtimit të përvjetorit një gjë u bë e qartë, se Oppo po investon në mënyrë të konsiderueshme në produktet e OnePlus si pjesë e strategjisë me dy brende të kompanisë.
Kjo do të thotë se telefonë Find dhe Reno prodhuar nga Oppo do të shfaqen krahas serive OnePlus ndërsa mbeten për tu parë diferencat mes telefonëve nëse do të ketë të tilla.
Telefoni i parë OnePlus debutoi në 2014-ën dhe në ditët e para telefonët shiteshin si “vrasësit” e flagshipëve duke ofruar cilësinë e iPhone dhe modeleve Galaxy me çmime shumë më të ulëta.
Me kalimin e kohës OnePlus është distancuar nga ajo strategji duke prodhuar çdo vit telefonë më të shtrenjtë e madje prezantuar tashmë edhe një brend të ri buxhetor, OnePlus Nord. /PCWorld Albanian