Pas debutimit të OnePlus 10 Pro në fillim të vitit, OnePlus njoftoi se do të lançojë një tjetër flagship për 2022. Është OnePlus 10T 5G që do të debutojë më 3 Gusht në një eveniment fizik në New York, i pari që prej 2019-ës.
Tipari dallues i telefonit do të jetë çipi i ri Snapdragon 8+ Gen 1. Ky çip premton deri në 10% më shumë performancën dhe 30% më pak konsum energji. Rivali tjetër Kinez Xiaomi prezantoi së fundi Redmi K50 që tha se do të ketë këtë çip.
Telefoni i OnePlus vjen me OxynosOS 13, versioni i Android 13 i kompanisë. Së bashku me funksionet më të fundit të Android, pritet të sjellë më shumë personalizim të ndërfaqes, dizajn e shumë të tjera.
OnePlus 10T 5G do të shitet globalisht që do të thotë se përdoruesit në SHBA dhe Evropë mund ta blejnë. /PCWorld Albanian