OneDrive ka një aplikacion të ri dhe kërkim të përmirësuar

min lexim

Shërbimi cloud OneDrive i Microsoft do të ketë së shpejti një eksperiencë të përmirësuar kërkimit, një aplikacion të ri mobil dhe direktori me ngjyra në File Explorer.

Duke filluar prej ditës së sotme Copilot në OneDrive do të jetë i disponueshëm për të gjithë konsumatorët komercialë të Microsoft. Kompania thotë se eksperienca e përmirësuar e kërkimit do të bëjë diferencën.

Me filtrat e reja dhe rezultatet më të detajuar, përdoruesit do të mund të gjejnë më shpejtë dhe më lehtë të dhënat e tyre qoftë në OneDrive, në një librari të ndarë apo një direktori të ndarë me një mik.

Microsoft thotë se kjo eksperiencë e re do të ketë rritje të ndjeshme performance me hapje më të shpejta. Përditësimi po lançohet dhe do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit deri në fund të 2024.

Gjithashtu nga dita e sotme direktoritë me ngjyra do të jetë të disponueshme brenda OneDrive. Nëse në të kaluarën keni krijuar direktori me ngjyra në aplikacionin ueb të OneDrive, tani do të fillojnë të shfaqen edhe në File Explorer në PC.

Së fundi një aplikacion i ri OneDrive po vjen në iOS dhe Android i cili ka kërkim të përmirësuar përmes AI. Përdoruesit duke shfrytëzuar gjuhë njerëzore mund të kërkojnë fotot që dëshirojnë duke përshkruar përmbajtjen e tyre.

Aplikacioni i ri në ndërfaqen Home tregon grumbull fotosh në formë kujtimesh, udhëtimesh apo datëlindjesh. Gjithashtu Microsoft po e bën më të lehtë të importoni foto nga shërbimet e tjera cloud si Google Drive, Google Photos dhe Dropbox.

Aplikacioni i ri mbërrin në Android prej ditës së sotme dhe në iOS në Nëntor. Ndërkaq funksionaliteti i kërkimit të fotove me AI vjen për abonentët e Microsoft 365 fillimisht dhe më pas tek të gjithë përdoruesit deri në Verën e 2025.

Copilot po lansohet gjithashtu brenda OneDrive sot për të gjithë përdoruesit komercial. Agjentët Copilot po vijnë gjithashtu në OneDrive, kështu që ju mund të keni një asistent të AI të krijuar me porosi për të trajtuar të gjitha nevojat tuaja për dosjet./PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

Story i mëparshëm

​Miratohet projektligji Kundër dukurive negative në sport

Story i radhës

Filipçe: Murtezani çdo ditë mohon deklarimet e Mickoskit, kërkojmë seancë urgjente me dyer të mbyllura

Të fundit nga