one stop shop ska radhe te gjata ne kufi 67fc0424774cd

“One Stop Shop” s’ka radhë të gjata në kufi

April 13, 2025
min lexim

Shkup, 13 prill – Sistemi “One Stop Shop” me Republikën e Kosovës funksionon sipas pritshmërive në ditën e dytë të zbatimit të tij. Kolonat e zakonshme mbi 2 kilometra duket se do të mbeten kujtim i së kaluarës thanë udhëtarët që po hynin në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas.

Nga anketat që kemi realizuar deri më tani në këtë vendkalim qytetarët thonë se nuk kanë pritur më shumë se pesë minuta dhe urojnë që ky sistem të funksionojë shumë mirë në të ardhmen pasi që ka lehtësuar lëvizjen e qytetarëve të të dyja shteteve.

“Rregullisht kalojmë por tash më duket se më shpejt kaluam. Ishte I nevojshëm? Më duket që po, gjatë kohë duhej. Tash në Maqedoni po hyni? Po, shumë më lehtë, edhe në hyrje edhe në dalje, shumë më tjetër”, tha një qytetar.

“Po, normal është shumë mirë të bashkohen dy shtetet sëbashku. Tash po shkoni në Maqedoni? Po, jemi ardh dhe jemi kthy pa problem dhe besoj që është më së miri me qenë të dyja bashkë. Kur shkuat për Kosovë sa pritët? As pesë minuta, menjëherë u bë”, shtoi një tjetër.

“A ke prit shumë në kufi? Pak, nuk ka pas shumë. A është më mirë që u bë ky ndryshim? Po, shumë mirë. A ke dëshirë të vish shpesh në Shkup? Po, shumë. Në kopshtin zoologjik”, tha një fëmijë.

“Duket se është më mirë, ta shohim si do të jetë. Tash për ku po shkoni? Për në Shkup. A kishte shumë vetura? Më pak se herave tjera”, tha një qytetar.

Sistemi “One Stop Shop” me Republikën e Kosovës u vë në funksion një ditë më parë. VLEN e cilëson si të rëndësishëm këtë sistem si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset. Sipas VLEN-it “Sistemi i lëvizjes në pikën kufitare, Bllacë- Hani Elezit është nevojë e kamotshme për qytetarët e të dyja vendeve por që tani më është realitet. Ky sistem krijon lehtësi për qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe biznesit të dyja vendeve. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e përafrimit të të dy shteteve fqinje dhe mike, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës”.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

murtezani jam optimist se brenda vitit do te behen ndryshimet kushtetuese 67fc0421bc07b
Story i mëparshëm

Murtezani: Jam optimist se brenda vitit do të bëhen ndryshimet kushtetuese

nene e bir nga gjermania humbasin rrugen gjate eksplorimit te shpella e pellumbasit policia iu vjen ne ndihme pas disa ore kerkimesh 67fc09866ded1
Story i radhës

Nënë e bir nga Gjermania humbasin rrugën gjatë eksplorimit te “Shpella e Pëllumbasit”, policia iu vjen në ndihmë pas disa orë kërkimesh

Të fundit nga

ShkoLartë