one stop shop projekt qe perafron qytetaret e maqedonise se veriut me ata te kosoves 67fd014d55fde

One stop shop, projekt që përafron qytetarët e Maqedonisë së Veriut me ata të Kosovës!

April 14, 2025
min lexim

Shkup, 14 prill – Projekti i përuar tashmë në funksion i njohur si “one stop shop” në pikën kufitare Bllacë-Hanë i Elezit ka dëshmuar praktikisht se është një ndër projektet më të rëndësishme për të përafruar qytetarët e dyja vendeve, që në të njëjtën kohë është shumë i dobishëm edhe për bizneset. Pritjet e gjata dhe kolonat dëshpëruese tashmë janë pjesë e së kaluarës. Nga pamjet e djeshme u dëshmua se pritjet më të gjata ishin pesë minuta, shkruan Zhurnal.

One stop shop sukses konkret i kësaj qeverie –

Shumë përbërje qeveritare kanë nxjerrë fotografi nga zyret e tyre teksa kanë nënshkruar një gjë të tillë. Shumë të tjerë e kanë pasur vetëm premtim fushate por që në terren nuk shiheshin askund punët drejt realizimit të këtij projekti.  

Nga mbledhja e parë e përbashkët ndërqeveritare me shtetin e Kosovës, te pritja e kryeministrit të parë nga rajoni në Qeverinë e vendit tonë, e deri tek jetësimi i projektit tejmase të rëndësishëm e të nevojshëm si për qytetarët ngjashëm edhe për bizneset. Ky është veprimi dhe rezultat i kësaj përbërje qeveritare.

Nuk ka më kolona të gjata, dëshpërim, e ndryshim të planeve në vend se të vizitohet vendi jonë apo ne të vizitojmë Kosovën. Sistemi i lëvizjes në pikën kufitare, Bllacë- Hani Elezit, i njohur si One stop shop është një nevojë e kahmotshme për qytetraët e dyja vendeve por që tani më është reallitet. Ky sistem krijon lehtësi për qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe biznesit të dyja vendeve. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e përafrimit të të dy shteteve fqinje dhe mike, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Funksionalizimi i “One Stop Shop” ka të bëj me ndalesën e vetme që nuk është vetëm një reformë teknike, por do të ndryshon kufijtë nga ndalesa në lëvizje e në kursim të kohës. Për vite me radhë qytetarët dhe bizneset kanë shpenzuar kot shumë kohë duke pritur me orë të tëra dhe barriera të panevojshme, tanimë me një pikë ndalese do të zvogëlohen të gjitha procedurat burokratike, do të shndërrohen në efikasitet.

Ky moment është i rëndësishëm sepse pa hamendje e dilema është një hap drejt rritjes së bashkëpunimit dhe lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar. Bllaca është një nga pikat kufitare më të frekuentuara në vend, ku çdo vit kalojnë mbi 4 milionë pasagjerë. Me këtë mënyrë të re menaxhimi, pritet të rritet efikasiteti dhe të përforcohen lidhjet ndërshtetërore.

Projektet e tilla që janë të dobishme për të gjithë qytetarët pa dallim janë të neovjshme e të patjetërsueshme për tu shërbyer qytetarëve. Por, që në të njëjtën kohë për ta rikthyer edhe shpresën e humbur se në këtë vend askush nuk ndërmerr asnjë gjë në dobi apo interes të qytetarëve. Ky mit rëzohet vetëm me punë konkrete që kanë rezultat të dukshëm e të prekshëm për qytetarët.  /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

kurtishi rritet rroga minimale ne posten e maqedonise se veriut 67fd014a1362f
Story i mëparshëm

Kurtishi: Rritet rroga minimale në Postën e Maqedonisë së Veriut

mbreteria e bashkuar thekson mbeshtetjen per spak perparim ne reduktimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar ne shqiperi 67fd06aa982da
Story i radhës

Mbretëria e Bashkuar thekson mbështetjen për SPAK: Përparim në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri

Të fundit nga

Përkeqësohet shëndeti i ish-presidentit Bolsonaro

Shëndeti i ish-presidentit brazilian, Jair Bolsonaro është përkeqësuar pas operacionit abdominal gati dy javë më parë, me presion të lartë të gjakut dhe përkeqësim të enzimave të mëlçisë, sipas një raporti mjekësor.
ShkoLartë