Numri i pajtimtarëve sipas kartave SIM në fund të tremujorit të parë të 2023 ishte 3,807,372, një rritje me 1 përqind krahasuar me tremujorin paraardhësit dhe 11.4 përqind me një vit më parë.
Rritje prej 6.2 përqind nga vit në vit pati edhe numri i përdoruesve aktivë në 2.7 milionë ndërsa vetëm 0.6 përqind krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
One Albania është operatori më i madh në vend i shërbimeve celulare sipas kartave SIM me 1,906,152 abonentë ndjekur ngushtë nga Vodafone Albania me 1,901,220 abonentë.
Kujtojmë se One Albania është fryt i bashkimit të One Telecommunications me ALBtelecom, të dyja kompani në pronësi të kompanisë Hungareze 4iG. Shkrirja e operacioneve u bë jo vetëm për shërbimet celulare por edhe ato fikse.
Sipas numrit të përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare, One Albania përsëri është operatori më i madh me 1,442,087 abonentë ndjekur nga Vodafone Albania me 1,325,946 abonentë.
Nga ana tjetër Vodafone Albania ka përqindjen më të ulët të përdoruesve me parapagim prej 57 përqind duke lënë të kuptohet një numër i madh i përdoruesve me kontratë.
One Albania me 73 përqind të përdoruesve me parapagim. Mesatarisht çdo përdorues konsumon 7.47GB në muaj, një rritje me 18.2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Numri i minutave të konsumuara për përdorues ka rënë në 130 dhe i SMS në 12. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL