Olsi Rama në SPAK: Dhashë informacione si person në dijeni

min lexim

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama është paraqitur të premten në Prokurorinë e Posaçme ku ka dhënë sqarime në lidhje me verifikimet që po zhvillohen për dosjen Xibraka. Pas qëndrimit për më pak se 50 minuta në prokurori, në dalje deklaroi se ishte thirrur si person që ka dijeni.

“Po për atë çështje, po do doja të më pyesnin më shumë për ‘Partizanin’ (klubin sportiv) që dje filloi sezonin. Për këtë çështje nuk kam çfarë t’iu them më shumë se nuk kam informacione. Do vij kur të më kërkojnë. Dhashë shpjegimet e mia si person në dijeni. Shpjegimet e mia i kanë personat të cilëve iu intereson”, u shpreh ai.

Prokuroria e posaçme po kryen verifikime në lidhje me dosjen Xibraka ndërsa kjo është hera e dytë që Olsi Rama paraqitet në SPAK. Emri i tij është përmendur nga deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi si i përfshirë në dosjen Xibraka.

Edhe pse Bardhi ka pretenduar se ka dorëzuar një kallëzim në prokurori, SPAK konfirmoi se nuk ka asnjë të tillë në regjistrat e kallëzimeve. Për këtë Olsi Rama, depozitoi një padi për shpifje në prokurorinë e posaçme ndaj deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Story i mëparshëm

​Osmani jep detaje nga takimet e saj me Biden e Macron

Story i radhës

Kremlini: Aleatët e NATO-s janë fajtorë për ‘përshkallëzimin shumë të rrezikshëm’ në samit

Të fundit nga