Olsi dhe Fisniku, dy talentë që po shkëlqejnë te grupmoshat e klubit Shkëndija

min lexim

Ata kanë vetëm dhjetë vjet dhe vazhdojnë të hapërojë në sportin më të popullarizuar -futbollin.Luajnë disa role në skuadrën bazë të grupmoshave të Klubit të zemrës Shkëndija gjenerata U 11.

Njëri është Olsi Salihi një talent që po shkëlqen nën drejtimin e trenerit të njohur Husein Kadri që e ka transformuar thuajse krejtësisht.Ai i jep më shumë liri brenda fushës dhe shumë njohuri për futbollin.

Herë luan në mesfushë, dhe shpesh e pozicionon në krah në lojën që më së miri i përshtatet .Luan me të dy këmbët por e majta e tij është vërtetë thuajse e përsosur .Që kur ishte shtatë vjeç, ai u regjistrua tek Shkëndija dhe ka arritur të ketë trenerë të grupmoshave që punojnë me profesionalizëm dhe disa emra tjerë që kanë qenë poashtu futbollistë të Shkëndijës . Futbolli është i thjeshtë por është vështirë ta luash thjeshtë , thoshte Krojfi i madh dhe për ata që e ëndërrojnë një ditë të ngjiten majave të futbollit kjo thënie vlen më shumë se cdo gjë.

Por Olsi e ka kuptuar se futbolli nuk është një ditë por një jetë.Shumë talentë janë shuar në momentin kur ka mbaruar ëndrra dhe dëshira e tyre për të vazhduar më tej.Olsi mbi cdo gjë e do futbollin sepse vjen nga një familje futbollistësh . Me Olsin që ka patur fatin e madh, kanë punuar disa trenerë përfshirë Fati Huseini, më pas Zeni Arifi, Bashkim Arifi , Ejup Sulejmani dhe së fundmi Husein Kadri.

Ky i fundit vazhdon ta ketë nën kujdes të posaçëm bashkë me një gjeneratë të shkëlqyer që nuk njeh humbje në gjithë turnetë që ka patur deri tani si brenda poashtu edhe jashtë vendit. Treneri Huseini ka bërë një skuadër shumë kompetitive, me shumë talentë tjerë që ka në këtë skuadër vërtetë të paimagjinueshme për moshën që kanë . Por Olsi nuk është i vetëm.

Në këtë skuadër ka edhe shumë talentë tjerë përfshirë një mesfushor klasi sic është Fisnik Amiti.Ka një kuptim të madh për lojën dhe bashkë me Olsin ata përbëjnë një dyshe perfekte në lojërat që bën skuadra kuq e zi e kësaj gjenerate.Fisniku poashtu është një lojtar që treneri e zhvendos në disa role me të cilat ai përshtatet për mrekulli. Kur janë bashkë , ata e kuptojnë shumë mirë lojën e njëri-tjetrit.

Fisniku është një organizator i lojës . Nën drejtimin e trenerit të grup moshave Husein Kadriu , gjenerata u 11 e klubit Shkëndija është bërë një skuadër perfekte , e pathyeshme në shumë turne brenda vendit dhe jashtë. Në një turne në Shqipëri që u mbajt në Durrës para pak kohësh ata kanë shkëlqyer duke mundur gjithë skuadat atje përfshirë edhe Teutën e Durrësit,Elbasanin dhe disa skuadra nga Kosova.

Një gjeneratë plot talentë që shkëlqejnë , është fryt i një pune të madhe që ka bërë treneri Husein Kadri i cili është krejtësisht i përkushtuar që ta ngrisë këtë gjeneratë në piedestalin e futbollit.Vitin që lamë pas ata kanë marrë pjesë në shumë evenimente futbolli në të cilat kanë arritur suksese të paimagjinueshme .

Trajneri i kësaj gjenerate ka qenë gjithashtu një futbollist i shkëlqyer i Shkëndijës që po i përçon njouritë e futbollit edhe te grupmoshat.Ai ka shumë ide për futbollin dhe për një kohë shumë të shkurtër ka arritur ti shndërrojë këta talentë të rinj,në një skuadër që në mënyrë briliante po e demonstrojnë idenë e tij në terrenin e gjelbërt. Disa nga talentët e skuadrës bazë janë edhe Amar Xheladini, Nardi Bexheti, Dior Alili, Driton, Genti Behadini , Drin Ademi, Miran Emini, Endrit Murati , Arian Isaku, Diar Kuçi etj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kim e teproi sërish me fotoshopin dhe nxitoi ta fshinte foton që pushtoi rrjetin

Story i radhës

​Berisha rikthehet në Kuvend pas 4 muajsh: Erdha vetëm për popullin

Të fundit nga