Olivia Attwood dhe Pete Wicks kanë tërhequr vëmendjen me kostumet e tyre të Halloween-it, teksa kanë mbërritur në festën luksoze të organizuar nga ylli televiziv, ku morën pjesë edhe emra të njohur të botës së showbiz-it.
Çifti është kujdesur për çdo detaj, duke u shndërruar në personazhet e famshme Harley Quinn dhe Joker, të interpretuara në ekran nga Margot Robbie dhe Jared Leto.
Olivia, 35 vjeçe, organizoi festën ekskluzive të Halloween-it, të quajtur “Olivia’s Haunted House”, në lokalin Stereo Bar, në Covent Garden. Në këtë mbrëmje, të pranishmit patën mundësinë të shijonin edhe një set muzikor nga DJ-ja e njohur Marvin Humes, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Për paraqitjen e saj, Olivia zgjodhi një fustan të shkurtër metalik, ndërsa e kompletoi pamjen me tatuazhe në pjesë të ndryshme të trupit, duke imituar stilin karakteristik të Harley Quinn.
Ndërkohë, Pete, 37 vjeç, bëri një transformim të dukshëm, duke i lyer flokët e tij të gjatë me ngjyrë të gjelbër dhe duke mbuluar fytyrën e trupin me bojë të bardhë.

Vëmendje të veçantë tërhoqën edhe ylli i grupit JLS, Marvin Humes, dhe bashkëshortja e tij, Rochelle Humes, të cilët u shndërruan në dyshen ikonike të muzikës, Nelly dhe Kelly Rowland.
Festa mblodhi emra të njohur të ekranit dhe muzikës, të cilët u shfaqën me kostume kreative për të shënuar natën e Halloween-it.
Burimi: botasot.info


