Oliveira beson se sfida e tij

min lexim

Braziliani Charles Oliveira beson se sfida e tij me Islam Makhachev në eventin UFC-280 po ndodh vetëm sepse kundërshtari i tij kishte mbështetjen e Khabib Nurmagomedov. Dy sportistët do të luftojnë mes tyre për titullin vakant në peshën e lehtë, të shtunën në mbrëmje, në Etihad Arena, në Abu Dhabi.

Nurmagomedov u tërhoq i pamposhtur si kampion i peshave të lehta të UFC në vitin 2020 dhe tani po stërvit Makhachev dhe luftëtarë të tjerë. “Kjo përballje po ndodh vetëm për shkak të tij“, tha Oliveira për Nurmagomedov.

Makhachev, 31 vjeç, është në një seri prej 10 fitoresh në UFC dhe ka pësuar vetëm një humbje në karrierën e tij. Ndërsa Oliveira, 33 vjeç, nxori vakant titullin në maj, pasi nuk arriti të kapë peshën e lejuar në eventin UFC-274 (e fitoi atë sfidë)

Rusit iu dha leja për të sfiduar Oliveira titullin vakant, pavarësisht se ende nuk ishte përballur me një pretendent në “Top-5” të kësaj peshe. “Nëse do të ishte ndonjë djalë tjetër do të duhej të priste shumë për t’u përballur me mua, por ai ka mbështetjen e Khabib,” këmbënguli Oliveira.

“Gjithsesi, kjo është punë e UFC-së, por unë do t’u jap të dyve, si Islam ashtu dhe Khabib një leksion të mirë. Të parit në kafaz, të dytin si trajner”, tha braziliani Oliveira, që nuk humbet prej 11 duelesh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

PS-ja dhe PD-ja pajtohen për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit

Story i radhës

MPB: Arrestohet shtetasi kosovar, kontrabandonte emigrantë

Të fundit nga