Olimpiakos njofton një tjetër goditje të madhe, firmos me ish-mesfushorin e Realit!
Olimpiakosi ka zyrtarizuar ditën e sotme firmën me ish-mesfushorin e Realit, Hames Rodrigez.
Kolumbiani bëhet kështu gati të startojë një aventurë të re në Greqi ku do të ri-gjejë si shok skuadre brazilianin Marselo.
Ka qenë vetë Olimpiakos që ka bërë gjithçka publike nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, me Rodrigez që do të veshë fanellën me numër 10.