Oligarkut ukrainas do t’i merret shtetësia e Maqedonisë! Kovaçevski: Pas 20 dite ASK do të ketë drejtor të ri

November 24, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se qeveria do të nis procedurat për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut oligarkut ukrainas Oleksandar Onishçenko, përcjell TV21. Kovaçevski tha se brenda ASK-së do të vijojë hetimi mbi atë se si oligarku me lidhje të afërta me Rusinë ka marrë shtetësinë e vendit tonë.

Marketing

“Drejtori i ASK-së e informoi Qeverinë dhe në bazë të të gjitha infrmacioneve që u ndanë, Qeveria mori vendim, respektivisht përfundim për fillimin e aktiviteteve për marrjen e shtetësisë së dhënë”, pohoi Kovaçevski.

Ndërkaq theksoi se brenda 20 ditëve pritet që Agjencia për Siguri Kombëtare të ketë drejtor të ri.

“Sa i përket menaxhmentit të ASK-së, për 20 ditë pas ditës së sotme do të ketë drejtor të ri të ASK-së”, tha Kovaçevski.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Negociatat të vazhdojnë deri në njohjen e ndërsjellë

Story i radhës

Volejbollistja e Skënderbeut: Do jetë një betejë e madhe për ta

Të fundit nga

ShkoLartë