Të paktën 40 mijë njerëz janë bllokuar në veri të Gazës dhe strehimoret janë detyruar të mbyllen për herë të parë.
Philippe Lazzarini, kreu i Agjencisë Palestineze të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRWA), tha se furnizimet bazë pothuajse kishin mbaruar në rajon dhe sipas tij, uria po përhapej, shkruan Sky News.
“Urdhërat e fundit të evakuimit nga autoritetet izraelite po i detyrojnë njerëzit të ikin përsëri”.
“Shumë po refuzojnë sepse e dinë shumë mirë se asnjë vend askund në Gaza nuk është i sigurt”, është shprehur ai.
Burimi: botasot.info