OKB: Rusia është përgjegjëse për shumicën e krimeve të luftës në Ukrainë

October 19, 2022
1 minut lexim

Forcat ruse janë përgjegjëse për “shumicën dërrmuese” të shkeljeve të të drejtave të njeriut të kryera në javët e para të luftës në Ukrainë, sipas një deklaratë të OKB-së. Në fakt, shkeljet përfshijnë sulme kundër civilëve, të cilat janë krime të mundshme lufte.

Në një raport mbi ngjarjet në katër provinca në Ukrainën veriore, Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit për Ukrainën thekson se forcat ruse bombarduan pa dallim objektivat civile dhe “sulmuan civilët që përpiqeshin të arratiseshin”.

U zbuluan  edhe abuzime nga forcat ukrainase. Mes tyre, dy raste të personave që edhe pse nuk kanë marrë pjesë në luftime, janë qëlluar, plagosur apo torturuar.

Forcat e armatosura ruse janë përgjegjëse për shumicën dërrmuese të shkeljeve të identifikuara, përfshirë krimet e luftës.

Forcat ukrainase kanë kryer gjithashtu shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar në disa raste, duke përfshirë dy incidente që cilësohen si krime lufte”, tha Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në një përmbledhje të raportit.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një ditë pas negociatave Paloka- Bardhi, Berisha mbledh sot grupin parlamentar të PD

Story i radhës

Tirana dhe Teuta shpallen kampionë për vitin 2022

Të fundit nga

ShkoLartë