okb ja do te hetoje vrasjet torturat dhe abuzimet e tjera ne ukraine 627d38e494950

OKB-ja do të hetojë vrasjet, torturat dhe abuzimet e tjera në Ukrainë

May 12, 2022
1 minut lexim

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHCR), më 12 maj, miratoi me shumicë votash një rezolutë për të jetësuar një hetim mbi akuzat për abuzime nga trupat ruse në zonat e Ukrainës që rusët i kishin përkohësisht nën kontroll.

33 shtete votuan pro hetimit ndërsa vetëm dy kundërshtuan – Kina dhe Eritrea.

Dymbëdhjetë vende abstenuan nga votimi.

Rezoluta e UNHCR-së përmend raste të dukshme të torturës, të të shtënave dhe dhunës seksuale, së bashku me mizoritë e tjera të dokumentuara nga një ekip i OKB-së në terren.

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, e cila kryeson këshillin, tha më herët se mijëra kufoma janë gjetur në rajonin e Kievit pas tërheqjes së forcave ruse në ato që mund të jenë dëshmi e krimeve të luftës.

Ajo tha përmes videolidhjes se autoritetet po punonin për të verifikuar shkeljet.

“Shkalla e vrasjeve të paligjshme, duke përfshirë indikacionet e ekzekutimeve në zonat në veri të Kievit, është tronditëse”, tha Bachelet.

UNHCR-ja më 12 maj dënoi mizoritë e dokumentuara nga ekspertët në territoret e pushtuara nga Rusia dhe kërkoi qasje për punëtorët humanitarë tek njerëzit që janë marrë nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i pushtimit.

Ajo përmendi akuzat se shumë prej tyre janë detyruar të shkojnë në Rusi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kater arsye pse duhet te konsumoni cokollaten e zeze 627d38dee54e6
Story i mëparshëm

​Katër arsye pse duhet të konsumoni çokollatën e zezë

edi rama dreken e ha me thaci e darken me vuciqin 627d38ea58101
Story i radhës

Edi Rama, drekën e ha me Thaçi e darkën me Vuçiqin

Të fundit nga

Bitcoin prek rekord të ri

Sapo Bitcoin arriti një rekord të ri historik të mërkurën, bastvënësit në Polymarket hodhën menjëherë sytë drejt një objektivi edhe më të lartë, njëqind e pesëmbëdhjetë mijë dollarë, (115.000), brenda nëntë ditëve
ShkoLartë