OKB: Franca të trajtojë seriozisht problemet e racizmit dhe diskriminimit në forcat e zbatimit të ligjit

Lidhur me vrasjen e 17-vjeçarit Nahel M. si pasojë e zjarrit të hapur nga policia në rajonin Nanterre të Parisit, OKB-ja tha se “Është koha që Franca të trajtojë në mënyrë serioze problemet e thella të racizmit dhe diskriminimit në forcat e saj të zbatimit të ligjit”, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Ravina Shamdasani, në një konferencë për media në Gjenevë tha se janë të shqetësuar për shkak se një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut ka vdekur nga plumbi i policisë më 27 qershor.

Ajo tha se kanë parasysh që lidhur me ngjarjen është ngritur një hetim. “Është koha që Franca të trajtojë në mënyrë serioze problemet e thella të racizmit dhe diskriminimit në forcat e saj të zbatimit të ligjit”, tha Shamdasani.

Shamdasani theksoi rëndësinë e tubimit në mënyrë paqësore dhe shtoi se gjithmonë kërkojnë nga autoritetet që të jenë të sigurt që policia të respektojë disa parime në përdorimin e forcës për të trajtuar elementët që përfshijnë dhunë në protesta.

Zëdhënësja e OHCHR-së, Shamdasani tërhoqi vëmendjen se parimet në fjalë janë legjitimiteti, domosdoshmëria, proporcionaliteti, mosdiskriminimi, maturia dhe llogaridhënia. “Të gjitha pretendimet lidhur me përdorimin e forcës joproporcianale duhet të hetohen me shpejtësi”, nënvizoi ajo.

Ngjarja

Më 27 qershor në qytetin Nanterre policia hapi zjarr ndaj një automjeti ku ndodheshin 3 persona dhe vrau drejtuesin e tij 17-vjeçar i cili nuk zbatoi paralajmërimin për “ndalesë”.

Përderisa lidhur me ngjarjen filloi një hetim, personat që reaguan ndaj vrasjes së Nahel M., dolën nëpër rrugë dhe u përleshën me policinë në qytete të ndryshme në mbarë vendin.

Për shkak të ngjarjeve në disa lagje të 4 qyteteve në vend zbatohet ndalesa e daljes në rrugë (orë policore) në orare të caktuara gjatë natës.

Po ashtu në ngjarjet e shënuara u arrestuan 667 persona, u plaçkitën markete si dhe u dogjën automjete.





Story i mëparshëm

Konfirmohet data e debutimit të kartave grafike RTX 5000 të Nvidia

Story i radhës

Pse burrat nuk janë në gjendje të shprehin ndjenjat e tyre ashtu si gratë?

Të fundit nga