OKB fillon përpjekjet për arritjen e një armëpushimi humanitar në Ukrainë

March 28, 2022
min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se organizata që ai drejton do të fillojë menjëherë të eksplorojë me Moskën dhe Kievin mundësinë e arritjes së një marrëveshje për një armëpushim humanitar në Ukrainë.

“Por dua të jem i qartë se zgjidhja e kësaj tragjedie humanitare nuk është humanitare, por politike”, tha Guterres për gazetarët në selinë e OKB-së. “Prandaj, unë po bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar për të krijuar hapësirë për përparim në negociatat serioze politike që synojnë arritjen e një marrëveshjeje paqeje bazuar në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.”

Ai tha se ndërprerja e luftimeve do t’i hapte rrugën dërgimit të ndihmave humanitare jetike dhe do të lejonte lëvizjen e sigurt njerëzve, dy gjëra që nuk kanë qenë të mundshme në pjesën më të madhe të Ukrainës për javë të tëra.

“Do të shpëtonte jetë, do të parandalonte vuajtjet dhe do të mbronte civilët”, tha zoti Guterres në lidhje me përpjekjet për arritjen e një armëpushimi humanitar në Ukrainë.

Shefi i OKB-së për ndihmat humanitare, Martin Griffiths tashmë ka filluar kontaktet për këtë dhe zoti Guterres tha se shpreson se ai do të shkojë në Moskë dhe Kiev sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Shpresoj se do të ketë vullnet të mirë nga të gjitha palët për arritjen e një armëpushimi”, tha ai.

Në një muaj luftë, Rusia i ka shkaktuar humbje dhe vuajtje të tmerrshme Ukrainës. Lagje të tëra janë bombarduar, shumë civilë janë vrarë, plagosur dhe zhvendosur. Rrethimi i qyteteve kryesore ka shkaktaur mungesa ushqimore, mungesë të ujit të pijshëm, ndërprerje të energjisë elektrike, mungesë karburanti dhe vështirësi të tjera për miliona njerëz.

“Kjo duhet të ndalet”, tha shefi i OKB-së për vdekjet dhe shkatërrimet.

OKB-ja ka një ekip nga divizioni i saj humanitar në Moskë, i cili është duke u koordinuar me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, në mënyrë që të mund të lëvizë në mënyrë të sigurt autokolonat e ndihmave në zonat e rrethuara në Ukrainë dhe të ndihmojë civilët që duan të largohen nga konflikti./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një ambasador amerikan i cili ndërtoi ura të përhershme midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës – Ndërroi jetë

Story i radhës

Tre shenjat që do të “notojnë” në para këtë pranverë

Të fundit nga

ShkoLartë