Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot nëse do të pezullojë Rusinë nga organi i të drejtave të njeriut.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield e ka sjellë këtë lëvizje në tavolinë në përgjigje të pretendimeve se forcat ruse kanë vrarë civilë pranë Kievit, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”.
Ndërkohë, Senati amerikan do të votojë nëse do të ndalojë importin e naftës ruse.
Rusia po vazhdon ende të kryej sulme dhe masakra në Ukrainë, pavarësisht vendosjes së sanksioneve dhe paralajmërimeve nga Perëndimi.