OKB do të marrë mendimin nga GJNP rreth pushtimeve të Izraelit në Palestinë

December 31, 2022
min lexim

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) miratoi rezolutën e cila kërkon që Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) të “japë mendimin e saj këshillues” rreth pasojave ligjore të pushtimit të territoreve të Palestinës nga Izraeli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve në faqen e internetit të OKB-së, në një votim të mbajtur lidhur me çështjen, 87 vende votuan “pro”, 26 vende përfshirë Izraelin dhe SHBA-në votuan “kundër” ndërsa 53 vende abstenuan.

Përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansour në deklaratën për agjencinë zyrtare të lajmeve WAFA tha se me vendimin në fjalë AP-OKB ka kërkuar mendim nga GJNP lidhur me të drejtën e popullit palestinez për të vendosur për të ardhmen e tij, ekspozimin ndaj shkeljeve të tilla si pushtimi, vendbanimet dhe aneksimet. Mansour tërhoqi vëmendjen se ky vendim u mor pas ditës së parë të qeverisë së re izraelite, në krye të programit të së cilës është zgjerimi i vendbanimeve.

Duke falënderuar vendet që votuan në favor të tyre, Mansour tha se “Nëse besoni në ligjin dhe legjitimitetin ndërkombëtar, kemi besim se do të mbështesni mendimin këshillues që do të dalë nga GJNP-ja.

Zëdhënësi i presidentit palestinez, Nabil Abu Rudeineh tha se rezultati është dëshmi se “e gjithë bota është me popullin e Palestinës dhe të drejtave të tij historike”. Ai tha se presidenti Mahmoud Abbas falënderon vendet që votuan në favor të tyre dhe palët që treguan përpjekje për marrjen e këtij vendimi.

Ministria e Jashtme e Palestinës e ka cilësuar rezolutën si “një fitore dhe sukses diplomatik” dhe ka deklaruar se është hapur një faqe e re për të vënë Izraelin para “llogaridhënies”.

Si rezultat i aplikimit të mëparshëm nga Palestina, më 11 nëntor 2022 në Komitetin Special Politik dhe të Dekolonizimit të AP-OKB-së u mbajt votimi në lidhje me projekt-rezolutën që kërkon nga GJNP-ja të japë mendimin e saj lidhur me pasojat ligjore të refuzimit të së drejtës së palestinezëve për të vendosur vet për fatin e tyre si rezultat i aktiviteteve të Izraelit që nga lufta e vitit 1967.

Në votim, rezoluta u miratua me 98 vota pro, kundër votuan 17 vota ndërsa 52 vende abstenuan.

Ministri palestinez i Drejtësisë, Mohammed al-Shalaldeh tha se vendimi i komitetit të ulët do të votohet edhe në AP të OKB-së.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kroacia “feston” Vitin e Ri 2023 me euro! Do i bashkohet zonës Shengen pas mesnate, shteti i parë pas gati 11 vitesh!

Story i radhës

Derbi i Barcelonës pa fitues dhe me dy kartona të kuq 

Të fundit nga

ShkoLartë