OKB: Bullgaria e ka për detyrim t’i mbrojë të drejtat e pakicës maqedonase

August 10, 2022
1 minut lexim

Bullgaria ka detyrimin të respektojë të drejtat e pakicave dhe të sigurojë që askush të mos diskriminohet në bazë të identitetit të tyre të zgjedhur në mënyrë të lirë. Këtë e kanë thënë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, kur nga “Zërit të Amerikës” u pyet për të komentuar kërkesën e Bullgarisë për të regjistruar bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë, ndërsa kundër saj janë 14 aktgjykime të Gjykatës në Strasburg për shkeljen e të drejtave të pakicës maqedonase në territorin e saj.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje raportin që një ekspert i pavarur i OKB-së për çështjet e pakicave i paraqiti Këshillit të të Drejtave të Njeriut në korrik 2011, sipas të cilit Qeverisë së Bullgarisë i kërkohet të mbrojë lirinë e shprehjes dhe organizimeve shoqërore të pjesëtarëve të minoriteti maqedonas.

Në këtë raport theksohet se Qeveria e Bullgarisë “e mohon ekzistencën e pakicës etnike maqedonase”, duke pretenduar se pjesëtarët e këtij komuniteti janë në fakt bullgarë etnikë. Në të thuhet gjithashtu se “gjuha maqedonase nuk njihet dhe nuk mësohet në shkolla dhe maqedonasit nuk janë të përfaqësuar në Këshillin Kombëtar për Bashkëpunim për Çështjet Etnike dhe Integruese”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Georgieva: Mirënjohje për politikanët që implementuan Marrëveshjen e Ohrit

Story i radhës

Pas nëntë vjetëve, Berlusconi po i rikthehet skenës politike

Të fundit nga

ShkoLartë